
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i drejton një kërkesë ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin në Kiev dhe të largojë Presidentin, Voldomyr Zelenskyn.
Në një deklaratë të fundit, Putin, tha se Zelensky po lufton me një bandë të droguarish dhe neonazistësh.
“I bëj thirrje ushtrisë ukrainase që të mos lejojë që civilët të përdoren si mburoja njerëzore. Do të ishte më e thjeshtë të përballeshin me ushtarakë”, u shpreh Putin.
Kjo është dita e dytë që Rusia, po sulmon Ukrainën, duke rënduar bilancin e viktimave dhe të plagosurve.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha më herët se më shumë se 1000 ushtarakë rusë janë vrarë deri më tani në konfliktin në Ukrainë.
Nga ana e tij Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se do të qëndrojë në Kiev për tu përballur me armikun, teksa e cilësoi veten si objektivin numër 1 dhe familjen e tij, të dytën.



