Në mungesë të zotit Berisha “nëse do të jetë në “arrest shtëpie” janë dy nënkryetarët zoti Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Flamur Noka si sekretar i përgjithshëm dhe më pas Kryesia, grupi i deputetëve, kryetarët e degëve në gjithë Shqipërinë dhe çdo demokrat.
Edhe një herë këtu diskutohen fatet e demokracisë në Shqipëri. Si mund të ketë dikush siguri për pronën, fjalën e lirë, nëse kjo i ndodh opozitës me liderin e saj.
Si Navalny, ne ngjajmë veç me Rusinë dhe Bjellorusinë. Putini e ka ose në burg, ose në varreza opozitën.
Deputeti i PD Aldo Bumçi e bëri një deklaratë të tillë në edicionin e lajmeve në MCN TV, kur tha se masa e sigurisë ndaj Sali Berishës kërkohet për ta izoluar shefin e opozitës nga aktiviteti politik.
I pyetur mbi masat që do ndërmarrë opozita, ai theksoi se do të mbahet gjallë aktiviteti opozitar përballë regjimit të Edi Ramës. Bumçi shtoi se “lajm është që opozita po reziston dhe është në këmbë”, duke shtuar se “Rama është në ditët e tij të fundit”.
Nga ana juridike është lënë në fuqi vendimi i marsit 2022, ku njihen vendimet e Kuvendit të 11 dhjetor, zgjedhja e Berishës në të gjitha forumet, ndryshimet në statut, shkarkimi i z.Basha.
Ky është i vetmi vendim që ka tagër ligjor, sepse vendimi i Apelit është rrëzuar dhe gjykata e ka rikthyer në Apel sërish.
Kjo nuk është ajo që i bën nder drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë, sepse kemi dy vite që sorollatemi.
Janë mbajtur dy procese zgjedhore dhe zgjedhjet e 14 majit, ku është shumë e qartë ku qëndron pjesa dërrmuese, 90 për qind e anëtarësisë.
Mos harrojmë se Gjykata e Apelit dhe dha atë vendim që tani u gjet i gabuar. Na hoqi të drejtën për të garuar me sigël, nuk ka ndodhur në 33 vjet që nja parti të garojë pa siglën e saj.
Që të hiqet emri i kryetarit nga lista, që të mos kishim komisionerë, dhe në 50 për qind të tavolinave të mos kishim numërues.
Dëmi është bërë duke e mbajtur çështjen në gjykatat e kontrolluara nga Rama.
Rama u bë disa vite që po godet opozitën dhe e ka përshkallëzuar, me marrjen e emrit dhe logos, me një proces zgjedhor që nga OSBE-ODIHR u nxi.
Kemi marrjen e vulës dhe mos njohjes e të drejtave kushtetuese të opozitës në Parlament dhe goditen e kryetarit të PD, në një proces që ka 3 vite që hetohet, ku nuk është thirrur një herë Berisha dhe dhëndri i tij, dhe nuk ka akuzë zyrtare.
Nuk ka asnjë fakt që Berisha ka marrë një vendim në favor të dhëndrit të tij. Kërkohet masë për ta izoluar nga aktiviteti politik.
Ç’lidhje ka aktiviteti politik me akuzën? Masat që do ndërmarrim janë të mbajmë gjallë aktivitetin opozitar përballë regjimit të Edi Ramës.
Kjo është një arsye për të qenë më aktiv të gjithë. Çdo protestues që del në këto kushte duhet ta shumëzosh me 10, sepse ai (Rama) gjithë këto vite ka përhapur frikën.
Lajm është që opozita po reziston dhe është në këmbë. Edi Rama është në ditët e tij të fundit”.



