
Gjergj Buxhuku, administrator, Konfindustria në MCN Economy ka komentuar lidhur me investimet e bëra për inceneratorin e Tiranës ku u shpreh se mbetjet janë një e keqe e madhe si për vendin ashtu dhe për ekonominë shqiptare. Ai tha se shteti mund të ngrinte vetëe një kompani për mbetjet, por sipas tij në këtë rast mund të kemi të bëjmë me një korrupsion primitiv, por edhe kapje të shtetit.
Ka disa elementë që duhen parë te çështja e inceneratorëve dhe unë i ndaj në 4 shtylla kryesore. E para në parim duhet pyetur nëse duhen apo jo inceneartorët për përpunimin e mbetjeve që janë një e keqe e madhe për vendin dhe ekonominë shqiptare. Pra e para është në parim duhen inceneratorët apo ndonjë metodë tjetër. E dyta cila do ishte mënyra më e mirë që u zgjodh nga qeveria dhënien e një sipërmarrje unike për nga lloji i saj që paratë nga buxheti i shtetit i jepen një koncensionari mos vallë këto para që shteti i kishte dhe si kishte koncensionari mund ti përdorte vetë shteti për të ngritur një kompani vetë. E treta është çështja e kostos, a janë kostot e ekzagjeruara? Mund të ishin më të ulëta nëse do ndryshonim mënyrën e menaxhimit dhe e katërta është korrupsioni e para korrupsioni primitiv, por ajo që është më e rëndësishmja është korrupsioni i kapjes së shtetit. Pra e gjithë kjo skemë që u ideua dhe ekzekutua mos vallë kemi korrupsionin e kapjes së shtetit? Kjo mendoj se është thelbi.
Në vijim ai u shpreh se duhet të dallojmë mirë kur vjen fjala tek parajsa fiskale që janë pjesë e skemave të ideuara që janë të njohura si korrupsion. Sipas tij, një kompani në një parajsë fiskale mund të krijohet me 2 mijë euro dhe kjo bëhet për të humbur gjurmët se kush është pronari i vërtetë.
Mund të vazhdohet në infinit, 100, 200, 300 se gjen dot asnjëherë nëse s’do të kesh mbështetjen e agjencive. Në këtë moment kuptohet që është një mjegullnajë maksimale dhe i jap të drejtë SPAK që e ka të ëvshtirë. SPAK nuk është ndonjë mekanizëm çudibërës, ata mund të ndjekin atë që mund të quhet korrupsion primitiv, pra atë korrupsionin e shkeljeve të hapura, të falsifikimit, por e kanë të vështirë të operojnë në atë që quhet korrupsion i kapjes së shtetit. Imagjino ti je SPAK-u dhe më kërkon mua si administrator i inceneratorit të Tiranës atë që nuk lidhet me mua por me pronarët. Unë ty të paraqes aktin ligjor të themelimit dhe me atë që operoj, pra ai është ligj dhe unë atë zbatoj, në këtë rast prokuroria ska cfarë të më bëjë, por ajo që diskutohet është nëse ky ligj është në kundërshtim.
I pyetur se sipas raportimeve në media thuhet se nga kompania mëmë janë bërë pagesa pasi Mërtiri është shpallur në kërkim, mundtë jetë ai pronari, Buxhuku tha se kjo nuk do të thotë asgjë.
Këtu nuk dihet se kush është kompania mëmë. Nëse procesi është ndarë në 20-30 kompani procesi mund të vazhdojë. Për mua nuk ka asnjë vlerë sepse ajo nuk është mëmë, ajo ka një zotërues tjetër, ai tjetri një tjetër, pra është infinit. Këtu ky procesi shitje-blerje, mëmë dhe bija mund të vazhdojë dhe tani dhe ai fundori që mund të jetë dhe personi në fjalë mund t’ja ketë shitur dhe një pensionisti që është 95 vjeç sot dhe ne se dimë si përfundon. Vlen të theksohet e këto janë skena tipike profesionale për të mbuluar afera.



