“Janë shtuar masat administrative”, Qibini: Radarët digjitalë dhe dronet inteligjentë pengojnë abuzimin e policëve (VIDEO)

“Janë shtuar masat administrative”, Qibini: Radarët digjitalë dhe dronet inteligjentë pengojnë abuzimin e policëve (VIDEO)

Eksperti i Policisë Rrugore Islam Qibini deklaroi në “MCN Live” se pajisja e Policisë me radarë digjitalë dhe drone edukuese pengon punonjësit e Policisë Rrugore që të abuzojnë. Ai theksoi se janë shtuar masat administrative kundër kundravajtjeve, por solli në vëmendje që drejtuesi i mjetit mund të bëjë ankimim lidhur me shkeljet e policit.

Është një fenomen i shkëputur dhe i përket periudhës së kaluar para 1 vit e gjysmë. Kohët e fundit Policia Rrugore është pajisur me mjete logjistike të përshtatshme. Numri dhe fluksi i automjeteve është rritur, Policia Rrugore është obliguar për parandalimin e aksidenteve rrugore. Kohët e fundit flitet që janë vënë gjoba jo të sakta. Kjo i përket vitit 2021, megjithatë i përket organit të akuzës për të provuar sa qëndron kjo akuzë. Kohët e fundit janë pajisur me radarë automatikë digjital, ku kemi makinën inteligjente dhe dronet edukuese, pikërisht këto mjete nuk e lejojnë punonjësin e policisë që të abuzojë. Makina inteligjente nuk rri e fshehur. Rri në një xhep ku përmes antenave fokuson ato automjete që qarkullojnë tej normave të lejuara. Me ndryshimet e reja ky fenomen nuk ekziston më. Brenda dy vjetëve një drejtues mjeti duhet të ketë 20 pikë. Nëse nuk i ka duhet t’i nënshtrohet testit të teorisë. Nëse rezulton ngelës në provat teorike, atëherë duhet t’i nënshtrohet Autoshkollës nga e para. E shikoj si një masë që ndikon në aksidente. Gjithë vendet e BE i kanë radarët. Segmentet rrugore monitorohen përmes kamerave. Janë shtuar masat administrative kundër këtyre kundravajtjeve. Drejtuesi i mjetit mund të bëj një ankimim lidhur me shkeljet e policit, apo sjelljen ndaj kundravajtjes. Kemi dy ankimime, te Drejtoria Vendore ose Policia Rrugore. Brenda një muaji ka të drejtë të kthej përgjigje. Nëse ke një urgjencë duhet të hapësh krahun. Duhet një auditim nga një grup ekspertësh, për të bërë auditim të segmenteve rrugore. Edhe segmentet e biçikletave s’mund të jenë dy metra. Duhen pare parametrat, ose mundësitë që të realizohen në troturarë”.

Sa i takon pajisjes së policëve me kamera, Qibani tha se nisma ishte pozitive, por tani nuk shihet të funksionojë më.

E vinte në detyrimin që të sillej në mënyrë etike ndaj drejtuesit të mjeteve. Ishte diçka pozitive. Tani për shkak të përdorimit të vazhdueshëm, ka pasur mungesa të pajisjes së punonjësve të policisë me kamera. Ato funksionuan nga viti 2013 deri në vitin 2017, 2018. Por ato kanë një kohë përdorimi, duheshin zëvendësuar. Kohët e fundit shumica e punonjësve të policisë s’i kanë”.

Ndër të tjera ai sugjeroi që turistët apo drejtuesit e mjeteve që vijnë në Shqipëri nga vende të tjera të BE të njihen përmes fletpalosjeve apo këshillave lidhur me parametrat dhe problematikat e rrugëve në Shqipëri.

Me rritjen e masave administrative bëhet edhe edukimi i imponuar i drejtuesve të mjeteve që të mos përsërisin sjellje të tilla. Në periudhën e verës në qytetet bregdetare kemi një fluks të madh të drejtuesve të mjeteve. Ndaj tyre duhet të jemi të kujdesshëm. Të kemi një bashkëpunim mes Policisë Rrugore dhe Policisë Kufitare. Duhet t’u jepen fletëpalosje që të njihen me parametrat e sigurisë rrugore, normat e sjelljes, apo drejtues mjetesh që parakalojnë në mënyrë të gabuar. T’u bëjmë një panoramë. Edhe polici rrugor duhet t’u japë një lloj këshille. Kemi një infrastrukturë që s’është si e BE. Dy turistë polakë humbën jetën nga një sjellje e papërshtatshme e një drejtuesi mjeti”.

Lidhur me aksidentin e ndodhur në Berat ai u shpreh se duhet të ishin vendosur barriera të forta metalike.

Përveç policisë, i kalon edhe Prokurorisë dhe pastaj kalon në gjykatë. Ka pasur shumë raste ku faji ka qenë i Autoritetit Rrugore. Unë mendoj që në rastin konkret (në Berat) kemi fajësi të dyanshme, pavarësisht nga kundravajtja kemi mungesë të barrierave metalike. Në segmentet rrugore problematike bashkia duhet të ndërhyjë. Ngelen problematike segmenti Elbasan-Librazhd-Përrenjas, gjithashtu Tiranë-Fushë Krujë-Thumanë, ku ka fluks të madh mjetesh, ku parametrat janë të tilla ku s’lejohet parakalimi. Shumica e aksidenteve ndodh për shkak të parakalimeve rrugore. Duhet të ketë gjerësi më normale ku të lejohet parakalimi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy