Shkatërrimi i bustit të Mid'hat Frashërit, Xhufi: Gjest fanatikësh! Mund të mendohej më mirë nëse e kishte vendin aty (VIDEO)

Shkatërrimi i bustit të Mid'hat Frashërit, Xhufi: Gjest fanatikësh! Mund të mendohej më mirë nëse e kishte vendin aty (VIDEO)

Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një gjest të shëmtuar shkatërrimin e bustit të Mit’hat Frashërit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN Tv, Xhufi tha duhet të mendohej më mirë nëse busti e kishte vendin aty ku ishte vendosur, por shtoi se asgjë nuk e justifikon gjestin.

Duke vijuar më tej, Xhufi tha se vendimmarrësit duhet të pyesin historianët kur të ngrenë në piedestal një figurë historike.

Padyshim gjesti është i shëmtuar jo vetëm ndaj Mid’hat Frashërit që ka merita të veçanta sidomos për një periudhë kohore që nga pavarësia deri në 1925 kur mbylli karrierën si përfaqësues i Shqipërisë në Athinë. Si shumë personalitete pati luhatjet dhe ka të drejtë të shkruhet. Në gjykimin tim ka shkelur dhe në gjërat që i kishte të shenjta. Mund të mendohej më mirë, nëse e kishte vendin aty apo dikur tjetër, ajo treshja për mua është e shenjtë. Treshja i përket një epoke tjetër, një brez përpara dhe mund të vendosej diku tjetër, por kjo nuk e justifikon gjestin, është gjest fanatikësh. Vendimmarrësit tanë duhet të mendohen për këto gjëra, kur e vendosin një figurë në piedestal, apo kur e heqin, duhet të pyesin historianët. Duhet gjetur vendi i duhur. Loja duke hedhur varret me dinamit është makabre. Mos diskutojmë figurën, pasi mund të kem rezerva, por ai ka mbrojtur çështje çame si askush, ka mbrojtur pavarësinë e shqiptarëve dhe në Konferencën e Paqes në 1919 ka dhënë kontributi të jashtëzakonshme.

Më tej, Xhufi tha se ai bashkë me disa kolegë po përgatisin një tekst me disa vëllime për historinë e shqiptarëve, por në ndryshim nga ato paraardhëset teksti do të ketë risi.

Unë me kolegë të tjerë kemi prioritet realizmin e historisë së shqiptarëve, një tekst me disa vëllime që do të trajtojë në mënyrë shkencore dhe me risi në krahasim me tekstet e mëparshme. Kjo do jetë e veçantë pasi do të jetë e pajisur dhe me ‘footnote”. Referenca, do të citohet burimet më të mira, arkivore dhe bibliografike të cilat e kanë vendin aty dhe i japin përgjegjësi asaj që shkruhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy