
Dy motrat e aktorit shqiptar Florind Belliu, i cili humbi jetën bashkë me gruan në Bronx, New York, kanë organizuar një peticion online ku kërkojnë ndihmë për të mbledhur 50 mijë euro për të ndihmuar fëmijët e mitur të çiftit.
Motrat synojnë të marrin kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur që humbën nënën dhe babain në të njëjtën ditë.
28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut.
Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.
GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.
Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.
Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.
Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni.
Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.



