Operacioni me 107 të arrestuar, Veliu: Do konfiskojmë pronat e siguruara nga trafiku drogës

Operacioni me 107 të arrestuar, Veliu: Do konfiskojmë pronat e siguruara nga trafiku drogës

Një megaoperacion i Interpol, policisë shqiptare, asaj spanjolle dhe asaj gjermane kanë shkatërruar një rrjet të organizuar kriminal i përbërë kryesisht nga kriminelë shqipfolës, të dyshuar për trafikim ilegal të drogës, është çmontuar me mbështetjen e Europol. 107 persona u arrestuan gjatë një dite aksioni më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në Madrid, ku po merr pjesë në konferencën e përbashkët, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka treguar se policia shqiptare ka qenë prezente që në fillimet e hetimeve. Ai tha ndër të tjera, se hapi i radhës do të jetë identifikimi dhe investigimi i pasurive të këtyre shtetasve në Shqipëri, në mënyrë që të paralizohet më tej veprimtaria kriminale.

Mirëdita të gjithëve! Siç e përmendën edhe kolegët parafolës, për gati një vit pune të gjatë investiguese dhe hetimore tashmë është bërë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar. Edhe policia shqiptare si pjesë përbërëse në finalizimin e këtij operacioni, ka qenë e përshirë që në momentet e para duke ndihmuar me shkëmbimin e informacionit për shtetasit shqiptar të përfshirë. Duke iu mundësuar kolegëve spanjoll thellimin e hetimeve, ashtu dhe në veprime konkrete në ditët e vazhdimit dhe finalizimit të operacionit me oficerë nga Shqipëria. Kjo vërteton që policia shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht, por është dhe një partner i besueshëm për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur goditjen e krimit të organizuar në të gjitha vendet që ka të përfshirë shtetas shqiptar. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë në vendin tonë për të identifikuar dhe investuar të gjitha pronat që kanë ardhur nga rezultat i këtij veprimtarie kriminale për të gjithë shtetasit e përshirë. Duke goditur dhe në pjesën ekonomike i japim një goditje të fortë këtij grupi kriminal, duke e paralizuar atë. Ky është operacioni i parë i përbashkët që zhvillojmë me kolegët tanë spanjoll, unë besoj dhe shpresoj që do ta vijojmë dhe në të ardhmen operacione të tilla të përbashkëta. Suksese”, tha Veliu.

Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy