
Agjencia Evropiane e Barnave, përsërit se vlerësimet e saj për vaksinën AstraZeneca nuk kanë ndryshuar.
EMA specifikoi sot, me një njoftim për shtyp, se ajo kurrë nuk e kishte mbështetur idenë e ndalimit të vaksinës anti-Covid Astrazeneca për grupe të veçanta të popullsisë, siç u tha dje në disa artikuj të botuar në Itali pas një interviste në gazetën La Stampa me Marco Cavaleri, president i Task Forcës së Agjencisë për vaksinat.
"Ka pasur shumë artikuj gjatë fundjavës që përmbajnë informacion të pasaktë ('keqinformim') mbi konsideratat shkencore të EMA-s në lidhje me vaksinën AstraZeneca Covid-19. Pozicioni rregullator i Ema-s në lidhje me këtë vaksinë është i qartë: raporti i rrezikut / përfitimit është pozitiv dhe vaksina mbetet e autorizuar në të gjitha moshat e popullsisë", thuhet në njoftim.
Në Itali, ndërkohë, AstraZeneca është pezulluar për moshat nën 60 vjeç: për grupin e popullsisë më të re, do të përdoren vetëm vaksinat mRNA anti Covid. Por Agjencia Evropiane kurrë nuk tha që vaksina AstraZeneca duhet të ndalohet edhe për moshat mbi 60-të.
"Burimi i dezinformimit - thekson Ema - ishte një artikull i botuar në një gazetë italiane, i cili citoi gabimisht një nga ekspertët tanë. Që atëherë artikulli është rishikuar dhe ne gjithashtu kemi kërkuar një korrigjim zyrtar" nga e përditshmja e Torinos.
Siç e dimë, EMA mund të lëshojë një mendim të ri vetëm me kërkesë të qartë të një Shteti Anëtar ose një kompanie farmaceutike.



