Premtimi i Ramës për 21 janarin: Rigjykim pas reformës. Çështja hapet dhe në Strasburg

Premtimi i Ramës për 21 janarin: Rigjykim pas reformës. Çështja hapet dhe në Strasburg

Gjashtë vjet pas pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, kryeministri Edi Rama para familjarëve të viktimave të 21 janarit, ka dhënë premtimin për drejtësinë që nuk është bërë, por do të bëhet me sistemin e ri të drejtësisë. Kreu i qeverisë theksoi gjatë ceremonisë që po mbahet në Pallatin e Brigadave se çështja do të hapet edhe në Strazburg, me qellim që 21 janari të njihet de juro si krim shtetëror. 

“Drejtësia për 21 Janarin është më afër me reformën në drejtësi. Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet.  21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta celim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të vecantë politikën shqiptare por dhe ta cojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve”­ tha Rama.

Rama ka premtuar rihaojen e çështjes, “rihapja e çështjes në kushtet e një drejtësi të reformuar nuk përfundon për një herë të dytë si përfundoi herën e parë në rrugën e gjykatave të korruptuara dhe të kapura të këtij vendi”­.

Ai ka sqaruar edhe vendimin për dëmshpërblimin e familjarëve për viktimat. “Ne miratuam fondin e dëshmpërblimit, detyrim që nuk e lehtëson barrën tonë kryesore.

"Por ndryshe nga çfarë me ligësi u komentua në kazanin e mediave, dëmshpërblimi i dhënë për ju nuk ishte qokë, por ishte një detyrim që mos e harrojmë, buron nga domosdoshmëria për të zbatuar vendin gjyqësore të cilat vonuan por sidoqoftë erdhën e sapo erdhën ne menjëherë morëm vendimin e duhur në drejtimin e duhur”­ tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy