Barack Obama hyri për herë të fundit mëngjesin e sotëm në Zyrën Ovale, përpara se të priste pasardhësin e tij, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania në Shtëpinë e Bardhë.
Obama ka hyrë në Zyrën Ovale, ku punojnë presidentët amerikanë duke i adresuar një letër pasardhësit të tij të vendosur në “Resolute desk”, një zyrë e shekullit të XIX-të përdorur nga shumë presidentë. Obama shfaqej i qeshur, optimist, teksa hynte në zyrë.
“A keni ndjenja nostalgjike?” e pyeti një gazetar nga ‘Rose Garden’, ndërsa Obama iu përgjigj: “Sigurisht”, shkruan CNN.
“Ndonjë fjalë të fundit për popullin amerikan?” iu drejtua një tjetër gazetar.
“Faleminderit”, tha ai.



