Prokuroria e Brukselit njoftoi sot se vendimi për ekstradimin e eurodeputetit grek të ekstremit të djathtë, Yiannis Lagos, është përfundimtar dhe i ekzekutueshëm, çka i hap rrugë kthimit të ish-deputetit të Agimit të Artë në Greqi, raporton "Ekathimerini".
Sipas njoftimit, Lagos nuk e apeloi vendimin për ekstradimin e tij përpara skadimit të afatit. Lagos u dënua me 13 vjet burg nga një gjykatë në Athinë tetorin e kaluar, si anëtar kryesor i partisë neo-naziste Agimi i Artë, e cila u shpall organizatë kriminale nga gjykatësit grekë.
Ai iku në Bruksel pas vendimit, por u arrestua në bazë të një urdhri evropian në prill, pasi iu hoq imuniteti kolegët e Parlamentit Evropian.
Data e ekstradimit të tij nuk është bërë e ditur për arsye sigurie.
18 ish-deputetë të Agimit të Artë u dënuan në tetor dhe 16 janë në burg. Vetëm Christos Pappas, numri 2 de facto i kreut të partisë Nikos Michaloliakos, mbetet i lirë.



