Një magazinë me lëndë drusore u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjes.
Dyshohet se shkak i zjarrit në magazinë është bërë teli i linjës elektrike, e cila është shkëputur nga era e fortë dhe ka rënë mbi lëndën drusore. Flaket janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë godinën e fabrikës.
Momentalisht zjarri është ende aktiv, ndërsa në vendngjarje kanë ardhur në ndihmë dhe zjarrfikëse nga Berati.



