Zhabina: Gentjan Likaj ndër përfituesit kryesorë nga AKSHI, SPAK është lënë vetëm në këtë luftë (VIDEO)

Zhabina: Gentjan Likaj ndër përfituesit kryesorë nga AKSHI, SPAK është lënë vetëm në këtë luftë (VIDEO)

Hetimet që lidhen me kontratat dhe procedurat e prokurimeve publike të realizuara përmes AKSHI-t po vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik, mes pretendimeve për përfitime të mëdha financiare nga kompani private dhe shqetësimeve për mungesë të kontrollit institucional.

 

Në këtë kontekst, gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live deklaroi se disa kompani private, përfshirë ato të lidhura me emrin e Gentjan Likajt, kanë përfituar kontrata të konsiderueshme nga AKSHI.

 

Sipas Zhabinës, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK duhet të jenë më të thelluara, duke ngritur shqetësime edhe për funksionimin e mekanizmave të kontrollit shtetëror.

 

Gentjan Likaj për t’u fokusuar, SPAK pretendon se ka kërkuar masa sigurie. Rezulton i lidhur me Ermal Beqirajn, pasi është bashkëjetues i motrës së tij. SPAK është ajo skema që i ka të gjitha të cilësuara si grup kriminal i strukturuar. Likaj ishte i thirrur dje në SPAK i shoqëruar me avokat, çka do të thotë se mund të merret edhe i pandehur. Më 16 dhjetor 2025 përfshihet emri i Likajt në procedura për përfitime nga kompania e tij dhe ka marrë pjesë me dy kompani, ku përfshihet edhe Infosoft, dhe Likaj del përfitues.

 

Në vijim të deklaratës së tij, Zhabina ngriti shqetësime për mënyrën e funksionimit të tenderave publikë.

 

Këtu është ajo ndihma që i është dhënë për të hequr kriteret dhe për të favorizuar fituesit. Si kanë funksionuar skemat dhe si institucionet kanë ardhur në ndihmë. AKSHI është një fushë që SPAK nuk e ka hetuar sa duhet.

 

Zhabina ngriti gjithashtu shqetësime për mungesën e kontrollit të plotë institucional mbi këto procese:

 

Sa i përket faktit që Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është lejuar të shkojë te AKSHI, nuk kam lexuar që të jetë futur në ndonjë raport. Por ekzistojnë tre forma kontrolli: KLSH, audit i brendshëm dhe SPAK. Dy të parat nuk kanë funksionuar dhe ka ngelur vetëm SPAK.

 

Ai shtoi se një audit i ri nga institucionet përkatëse do të ishte i nevojshëm, nëse do të niste një nismë konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy