Nunaj: Marrim borxh për të shlyer borxh. Nuk është përkthyer në investime konkrete

Nunaj: Marrim borxh për të shlyer borxh. Nuk është përkthyer në investime konkrete

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se borxhi që qeveria merr nuk është përkthyer në investime konkrete. Në MCN Economy, Nunaj tha se borxhet e marra kanë qenë kryesisht për të shlyer borxh.

Kemi rritje të interesit. Normat e interesit janë më të larta se para 6 muajsh. Borxhi që merr Shqipëria, në monedhë të huaj, në raportin e kursit të këmbimit ka një avantazh.

Kredia bëhet më e lirë për t’u paguar nga qeveria shqiptare. Kjo ka bërë që borxhi në Shqipëri të jetë më i ulët. Këto para, nëse do përdoren për investime, duhet të gjenerojnë vende pune. Më shumë borxhe shqiptare kanë qenë borxhe që kanë likujduar borxhin. Deficiti ka qenë shumë i rëndësishëm.

Nunaj solli si shembull sektorin e energjisë.

Që në momentin kur qeveria ka ardhur në pushtet, ka deklaruar se nuk do të kemi nevojë të shesim energji lirë dhe ta blejmë shtrenjtë kur na duhet. Ende nuk e ka zgjidhur problemin e energjisë. Shikoj mungesë eficience. Ne nuk kemi një sektor që ta kemi zgjidhur. Merremi me problemin që na lind në këtë moment, por nuk merremi me problemet e të ardhmes.

Janë investime që nuk na zgjidhin problematika. Parashikimet e rritjes ekonomike në 3% janë negative. Ato jo vetëm parashikojnë tkurrje të ekonomisë shqiptare, por nuk japin rezultatin që presim.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy