Sipas The Guardian 262 atletë ukrainas kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Po ashtu gjatë një deklarate, ministri Vadym Huttsait tha se gjatë luftës janë shkatërruar 363 objekte sportive.
Duke u takuar me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe, Huttsait tha se asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet në Lojërat Olimpike apo gara të tjera sportive.
Ata e mbështesin këtë luftë dhe marrin pjesë në ngjarje të organizuara në mbështetje të kësaj lufte.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar kthimin gradual të atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare si neutralë.



