
Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar pjesë të përgjimeve të këngëtares së njohur shqiptar, Elsa Lila, e cila dyshohet të ketë qenë kontabilistja e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.
Këngëtarja 41-vjeçare, e njohur edhe në Itali nga pjesëmarrjet në Sanremo, është kapur në përgjime duke folur me shefin e organizatës për ryshfet dhe korruptim të zyrtarëve.
Në përgjim dëgjohet këngëtarja 41-vjeçare të thotë se edhe në Itali njerëzit shiten sikundër ndodh në Shqipëri, mjafton që të kesh miq dhe lidhje me shtetin.
Nuk vjen të më kontrollojë askush nga shteti, kam raporte të shkëlqyera.
Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin.
Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin,
pasi të shpëton kushdo që të jetë në qeveri, mjafton të gjesh mënyrën sepse edhe këtu njerëzit shiten”.
Në përgjime dëgjohet po ashtu Elsa Lila të thotë se nuk ka frikë nga policia, por nga hajdutët, ndërsa bisedon me Rindin, një person i cili i kishte dhënë një kasafortë që cilësohej si "kutia e babagjyshit".
Një shqiptar dhe një italian ishin në krye të organizatës kriminale. Dy drejtuesit janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste.
Dyshohet se Elsa Lila ishte njeriu i besuar Arindi Boriçi, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejton organizatën.
Ky i fundit është një emër i njohur për për policinë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim edhe më herët për trafik droge.
Duke iu referuar Lilës, "Corriere" shkruan:
Nga këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi për bashkëpunim kriminal. Parabola e Elsa Lilës, tani në Rebibbia (qeli). 41-vjeçare, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i Popit, tashmë në burg.
Dyshohet se rrjeti kishte lidhje me liderin e tifo-grupit të Lazios, Fabrizio Piscitelli, i vrarë në gusht të vitit 2019.



