Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Takimi Lu-Rama vjen pas negociatave në Presidencë, që përfunduan pa një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Ndërkohë, sot në mesditë kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë me gazetarët.
Po sot, Kuvendi zhvillon seancën e tij të fundit për këtë legjislaturë.



