Kaso: Nuk shoh përpjekje të vërteta të Bashës për të krijuar një forcë të re. Raportin me PD-në do e diktojë qëndrimi i tij i ardhshëm (VIDEO)

Kaso: Nuk shoh përpjekje të vërteta të Bashës për të krijuar një forcë të re. Raportin me PD-në do e diktojë qëndrimi i tij i ardhshëm (VIDEO)

Ivi Kaso, sekretar për çështjet ligjore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se nuk sheh përpjekje të vërteta të Bashës për të krijuar një forcë të re politike dhe se veprimet e tij mbeten në kuadrin e tentativave për të bërë PR.

Më tej Kaso tha se raportin e Bashës dhe Alibeajt me PD-në më shumë sesa qëndrimi i organeve zyrtare të PD-së do ta diktojë qëndrimi i tyre politik i ardhshëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk shoh përpjekje të vërteta për të krijuar një forcë të re politike, që do të ishte e mirëpritur nëse do të ishte një forcë me qëndrim të fortë opozitar e cila do mblidhte rreth vetes edhe atë elektorat  i cili ende ndan skepticizëm në aksionin politik të PD-së apo forcave të tjera opozitare.

Në këtë këndvështrim nëse do të kishte një përpjekje të tillë për të përfaqësuar dhe një shtresë opozitare që ndihet e papërfaqësuar nga forcat opozitare atëherë do të ishte e mirëpritur.

Shoh tentativa PR, tentativa për motivuar një pjesë të mbështetëse me histori 'që do bëjmë rekurs'. Nuk shoh qartësi politike për të vijuar një rrugë për të përfaqësuar një grupim opozitar ose një forcë opozitare që deri më sot janë të papërfaqësuar.

Është thënë deri sot se nuk ka vend për Alibeajn dhe Bashën pasi me veprimet e tyre pjesa më e madhe e demokratëve kanë vlerësuar që ata e kanë dëmtuar PD-në dhe kanë qenë dhe koshient. Gjithsesi në projeksion të betejës së ardhshme ku vlerësohet se asnjë kontribut opozitar nuk kemi luksin ta humbim rrugës nëse veprimi politik përtej deklaratave do të jetë qartësisht opozitar d, sigurisht asnjë koalicion i madh opozitar nuk do ta kishte luksin që në këto pozita të disfavorshme në të cilat hyjmë në betejë të lëmë rrugës pjesëza opozitarizmi.

Raportin e tyre me PD-në më shumë sesa qëndrimi i organeve zyrtare të PD-së do të diktojë qëndrimi i tyre politik i ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy