
Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re.
Duke folur për mediat ish- deputeti Klevis Balliu bëri me dije, se tashmë prokuroria ka në dorë të gjitha provat e shkeljes dhe duhet menjëherë të pezullojë projektin e ‘Unazës së Re’.
“Sot bëmë kallëzimin penal për genocidin te Unaza e re. Ky projekt ka për qëllim vjedhjen, kullat. Të gjitha aferat korruptive dhe shkeljet e kësaj qeveria sot janë faktuar. Prokuroria të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet te Unaza e re .
Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish. Menjëherë të nisin veprimet nga Prokuroria. Urgjent, pasi nëse prokuroria nuk vepron i bie që këta presin hyrje te ato pallate atje”, tha Balliu.



