
Bitcoin ka vijuar rritjen duke shënuar një rekord të ri. Monedha elektronike ka arritur vlerën 13 mijë dollarë.
Rritja e menjëhershme është shënuar në javën e fundit.
Më 29 nëntor, një njësi Bitcoin e kishte kaluar vlerën 10 mijë dollarë, për të arritur në 11 mijë në përfundim të së njëjtës ditë.
Ajo ka vijuar të rritet me shpejtësi të pabesueshme për të kapur mbrëmë vlerën 13 mijë dollarë.



