Lidhja e tij me letërsinë, nisi plot 73 vite më parë, kur djaloshi 12-vjeçar i rritur në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës nisi të thurrë vargjet e para. Jo rrallëherë , fragmentet e poezive të tij, të botuara tek-tuk, kritikoheshin, por për gjeniun e letrave shqipe, të shikonte emrin e tij të shkruar në faqet e gazetave e revistave letrare ishte një mrekulli. E konsideron ende të tillë Ismail Kadare, ndjesinë e t’u quajturit shkrimtar, ndërsa madhështinë e veprës së ti, duket se e “parashikoi” që prej vëllimit poetik “Shekulli im”.
Rruga për të arritur këtë status, ishte sa e lehtë, sa i përket talentit, aq edhe e vështirë, për kontekstin shqiptar të një vendi të izoluar. Të bëhej pjesë e rretheve letrare, apo edhe të ballafaqohej me brezat e vjetër kishte kostot e veta, ndonëse të rinjtë gjenin tek Kadare, një figurë frymëzuese. E megjithatë në këtë valë përpjkejesh që pas viteve ’62 do të sillnin romanet e para akademiku Shaban Sinani, zgjedh të veçojë dy figura që e mbështetën.
Për një shkrimtar në rritje si ai, siç thotë akademiku nuk është e lehtë të fiksosh një vepër a moment që e bëri popullor.
Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përbindëshi” e “Dimri i vetmisë së madhe”, zërat kritikë siç shpjegon studiuesi, kishin gjithmonë diçka për të thënë. Hapjen e dosjes për arrestimin e tij në 1973-shin, do ta rrëfejë më vonë edhe shkrimtari Bashkim Shehu, që asokohe ishte thirrur si dëshmimtar në kauzë.
Sot, për Kadarenë më shumë se vetë letërsia e tij, ajo që bën zhurmë mediatike, është raporti i që ai ka pasur me sistemin komunist, apo ndonjë sulm a censurë e mundshme e shkrimtarit ndaj kolegëve, në kohën që kishte fituar statusin si shkrimtari më i njohur në vend dhe jashtë.
Por, akademiku Shaban Sinani, tregon një anë tjetër të medaljes, atë të mbikëqyrjes së rreptë që i bëhej shkrimtarit, si dhe “dorën” që fshihej pas këtyre masave.
“Liderit” të diktaturës, sot i delegohet, jo rrallëherë nga emra të njohur, merita e botimit të veprave të Kadaresë jashtë Shqipërisë.
Fillimisht me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge, që bëri për vete brenda tre vitesh afro 20 vende të huaja.
Sinani na shpjegon, nëse në këtë pikë, Kadare përtej mureve të Shqipërisë mund të ndalej, si dhe zbulon se ku shkonte fitimi i shitjes së librave të tij.
Largimi i shkrimtarit drejt Francës, nuk përfshinte sipas akademikut vetëm të ashtuquajturin moment të arratisjes, por një process të gjatë mendor e shpirtëror, prej të cilit ai vendosi “se duhet të ikte”.
Strehimi politik në Francë, siç tregon Sinani, shënonte vetëm distancën fizike. “Restaurimin e Shqipërisë, si një ikonë e dëmtuar” edhe më nga diktatura ai do ta vijonte edhe jashtë saj. Për veprat e ardhshme, do të zgjidhte sërish gjuhën mëmë.
Për Shqipërinë, shekulli i XXI, vijon me Kadarenë si kandidati i vetëm për çmimin “Nobel për Letërsinë”, po ashtu edhe kritika ndërkombëtare e rendit herë pas herë në fituesit e mundshëm, por pengesat sipas akademikut, shkojnë përtej Letërsisë.



