Soko: Afera Bankers kërkon hetim shumë më të thellë, janë fshehur nga 10 deri në 200 mln në vit

Soko: Afera Bankers kërkon hetim shumë më të thellë, janë fshehur nga 10 deri në 200 mln në vit

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka ngritur shqetësime të forta mbi mënyrat se si realizohet evazioni fiskal nga kompanitë, duke theksuar se fenomeni shtrihet si në manipulimin e të ardhurave, ashtu edhe në fryrjen e shpenzimeve. 

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai shpjegoi me shembuj konkretë mekanizmat që përdoren për të shmangur tatim-fitimin.

 

Sipas Sokos, kompanitë përdorin skema të ndërlikuara për të ulur artificialisht fitimet e deklaruara. 

 

Një kompani do të bëjë ç’është e mundur për të ulur sa më shumë të ardhurat në mënyrë fiktive ose për të rritur shpenzimet në mënyrë fiktive”, u shpreh ai, duke theksuar se kjo realizohet përmes lidhjeve mes kompanive të afërta.

 

 

Ai ilustroi skemën me një shembull konkret, ku një kompani shet produktin tek një kompani “motër” me çmim më të ulët, e cila më pas e shet në treg me çmim real, duke zhvendosur kështu fitimin. 

 

Fitimin e merr ‘Batoni’, unë paguaj taksën. Për sa kohë që unë nuk dal me fitim, nuk kam taksë”, tha Soko.

 

Një tjetër metodë, sipas tij, është fryrja e shpenzimeve përmes faturimeve fiktive.

 

 “I them Batonit: shite për 2000 lekë një produkt që kushton 500 lekë. Unë ia deklaroj shtetit 2000 lekë dhe kështu ulet fitimi”, shpjegoi ai.

 

Duke iu referuar çështjes së Bankers, Soko theksoi se hetimi kërkon një angazhim shumë më të madh institucional. Ai vuri në dukje se bëhet fjalë për një histori rreth 23-vjeçare, me shuma të konsiderueshme të dyshuara për evazion që variojnë nga dhjetëra deri në qindra milionë euro çdo vit.

 

Në këtë nivel angazhimi, unë nuk shoh që këta të jenë të prirur për t’i dhënë drejtim aferës Bankers. Ajo kërkon një hetim shumë herë më të thellë”, deklaroi Soko, duke shtuar se aktualisht prokuroria po fokusohet vetëm në disa raste të veçuara dhe jo në thelbin e problemit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy