Bujqësia dhe blegtoria pa cens, Vuksani: Ka statistika, por nuk jepen. Pa to nuk mund të ketë politika të mira

Bujqësia dhe blegtoria pa cens, Vuksani: Ka statistika, por nuk jepen. Pa to nuk mund të ketë politika të mira

Ekspertja e bujqësisë Ana Vuksani tha në studion e MCN Economy se nuk është e vërtetë që nuk ka statistika për bujqësinë, por nuk bëhen publike me qëllim që të mos kuptohet dekadenca e këtij sektori.

Sipas Vuksanit, statistikat janë element i rëndësishëm pasi nëpërmjet tyre mund të ndërtojmë politikat.

Pse na duhen të dhënat? Pse duhet statistikat? Statistikat janë element i rëndësishëm pasi nëpërmjet tyre ne kemi mundësi të analizojmë ku kemi problemet dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se ne mund të ndërtojmë politika. Pa statistika nuk mund të ketë politika të mira bujqësore. Kush mund të jenë politikat, qoftë politikat fiskale, qoftë politikat subvencionuese, qoftë politikat zhvilluese. Duhet të kesh statistika, t’i analizosh me qëllim që të orientosh drejt politikave për mbështetjen e sektori bujqësor.

 Unë nuk mendoj që s’ka statistika. Unë mendoj që statistikat nuk jepen për të kuptuar që dekadenca e sektorit bujqësor, jo më larg se vitin e kaluar kishim rënie dhe viti 2024 konsiderohet si vit i ’97. Rënia e bujqësisë është njëlloj si në ’97. Prandaj kemi këtë politika të gabuar. Vetë FAO ka thënë në studimin që ka bërë në 2022 tek kafshët, ka thënë që politikat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë kanë kontribuar në reduktimin e numrit të kafshëve.

Më tej Vuksani tha se bujqësia ka ngelur sektori i moshës së tretë.

Po punojnë vetëm mosha e tretë.

Sipas Vuksanit kostot e larta në bujqësi vijnë si pasojë e mungesës së subvencioneve.

Kostot e larta vijnë si pasojë e mungesës së subvencioneve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy