
<p>Ushtrisë amerikane po i mbarojnë municionet pasi administrata e Presidentit Joe Biden ka zbrazur stoqet për të armatosur Ukrainën dhe kombet e tjera, ka pohuar kandidati republikan për president, Donald Trump. Ai u zotua për një <em>"investim historik në rindërtimin"</em> e ushtrisë amerikane, nëse zgjidhet President i SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit.</p> <p>Duke folur me telefon me Vladimir Zelensky të Ukrainës muajin e kaluar, Trump përsëriti premtimin e tij të kahershëm për t'i dhënë fund konfliktit midis Kievit dhe Moskës nëse zgjidhet në nëntor. Në qershor, ish-presidenti amerikan e bëri të qartë gjithashtu se ai do të ndalonte së dhuruari donacione në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. </p> <p>Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Karolinën e Veriut, së bashku me kandidatin e zgjedhur për zv.president, Senatorin JD Vance, Trump iu referua një raporti, duke u shprehur se SHBA s’ka municione sepse ia dha të gjitha Ukrainës dhe vendeve të tjera.</p> <p>Sipas ish-presidentit, miliarda dollarë armatime dhe municione janë dhuruar pa pagesë. Sipas një raporti nga ekspertët ushtarakë në një konflikt hipotetik të ardhshëm me Kinën, kjo e fundit ka të ngjarë të ndihmohet, të paktën ekonomikisht dhe ndoshta edhe ushtarakisht, nga Rusia, Irani ose Koreja e Veriut. Kjo do t'i bënte gjithnjë e më të pakta gjasat për një fitore të SHBA-së.</p>



