Shkurti: Po vendosen gjoba ndaj abuzuesve në plazhet e Sarandës. 30 për qind më shumë turistë, feedback-u pozitiv

Shkurti: Po vendosen gjoba ndaj abuzuesve në plazhet e Sarandës. 30 për qind më shumë turistë, feedback-u pozitiv

Shefja e kabinetit në Bashkinë e Sarandës, Eliana Shkurti, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se po evidentohen dhe po merren masa ndaj të gjithë uzurpatorëve në plazhet publike, pas denoncimeve të qytetarëve. Shkurti tha se në plazhet publike pushuesit janë 100 për qind të sigurt, pasi ka vrojtues plazhi me ty turne dhe roje nate, ndërsa shtoi se kontrollet nuk mungojnë as në plazhet private. Shkurti theksoi se deri më tani numri i pushuesve është 30 për qind më i lartë se një vit më parë, dhe feedback-u i marrë nga anketimet ka qenë përgjithësisht pozitiv. 

“Në bashkinë e Sarandës janë paraqitur disa ankesa nga qytetarët, ashtu si në portale vendore. Me këtë indicie Bashkia Sarandë në mënyrë të drejtpërdrejtë ka angazhuar të gjitha strukturat, Drejtoria e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shkuar në vendin ku ka pasur ankesa, kanë marrë në pyetje pushuesit. Janë evidentuar personat që kanë abuzuar me hapësirën publike dhe janë marrë masat përkatëse. Në këtë rast kishim një shkelje flagrante, uzurpim të hapësirës publike dhe janë marrë masa, që do të vazhdojnë të merren, edhe me gjoba. Për rastin konkret është bërë një denoncim në portal online dhe na ka ardhur edhe një telefonatë, dhe direkt kemi reaguar. Telefonat dhe email-i ynë zyrtar është i afishuar. Kryetari i bashkisë bëri anonçimin e vendosjes së çadrave falas, sepse palzhi publik ka qenë i tillë dhe është përdorur i tillë pa pagesë. Bashkia ka vendosur tabela në shqip dhe anglisht që evidentojnë se janë hapësira publike dhe s’ka pagesë. Përveçse jemi në terren dhe evidentojmë situatën, nëse njoftohemi nga qytetarët ne do jemi në kohë reale në vendin ku është evidentuar problematika, sikurse kemi bërë në rastin e sotëm. Policia Bashkiake, Drejtoria e Shërbimeve, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, të gjithë punonjësit tanë, edhe të pastrimit, janë në terren dhe po punojnë më orare të tejzgjatura. Sipërfaqja e plazheve publike është sikurse e parashikon ligji 30 për qind e vijës bregdetare. Janë lehtësisht të aksesueshme. Janë koshat e mbeturinave, kalojnë vazhdimisht punëtorët e shërbimit që merren me pastrimin. Të gjitha ndërhyrjet e mëtejshme si në infrastrukturë dhe investime do të shihen pas sezonit”, tha Shkurti. 

“Të gjitha plazhet publike, ku ne jemi përgjegjës, ka vrojtues plazhi me dy turne, dhe roje nate që kujdesen për tabelat dhe sinjalistikat. Pushuesit janë 100 për qind në plazhet publike. Edhe në plazhet private ku është Agjencia Kombëtare Bregdetit ka kontrolle të vazhdueshme. Bashkëpunimi me privatin është reciprok dhe deri tani nuk ka pasur probleme. Jemi munduar t’i parandalojmë problematikat. Një pjesë e personelit është në terren me anketime dhe statistika. Në përgjithësi kemi një feedback pozitiv, për mikpritjen shqiptare. Për pastërtinë kemi marrë edhe komplimente, problematika të vogla ka pasur me trafikun ku fluksi është i lartë, edhe për këtë bashkia ka marrë masa duke vendosur kufizime në orar për makinat e tonazhit të lartë dhe ato që bëjnë furnizime. Aktualisht jemi 30 për qind mbi shifrat që kemi qenë vitin e kaluar këtë periudhë. Besoj që gushti do ketë një fluks akoma më të lartë, pasi pararezevimet janë shumë të larta”, vijoi ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy