
Mospërcaktimi i tarifave me akte nënligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e financave kanë çuar në abuzime me pagesën për tërheqjen e akteve hetimore nga SPAK . Avokati Ndue Pjetra denoncoi i pari tarifat e larta. Teksa u bën apel kolegëve të denoncojnë rastet, Pjetra thotë se do të ndjek hapat ligjor kundër administratës së SPAK. Edhe pse kërkuam një qëndrim mbi këtë fakt, prokuroria nuk pranoi të bëjë asnjë koment.



