
Olta Xhaçka ka zhvilluar videokonferencën e fundit me forcat e armatosura si Ministre e Mbrojtjes.
Kjo është një konferencë e përvitshme e cila zhvillohet çdo fundvit, ndërsa për Xhaçkën do të jetë e fundit, pasi nesër në parlament do të votohet si ministrja e re e jashtme.
Posti i Ministrit të Mbrojtjes do të mbahet nga Niko Peleshi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ministrja Xhaçka ka falenderuar efektivët e Forcave të Armatosura për kontributin e dhënë duke iu premtuar se do të jetë gjithnjë "avokatja e tyre me e flaktë"
Postimi i plotë
Në Forcat e Armatosura e ruajtëm me besnikëri traditën e urimit dhe të bisedës edhe në fillimviti, me djemtë e vajzat në uniformë, në përfaqësitë e NATO-s dhe në misionet paqeruajtëse, në disa vende të botës. Mirënjohje e falënderim për kontributin e tyre dhe të çdo efektivi të Forcave të Armatosura, me të cilët pata privilegjin të punoj në këto tre vite në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Do të vijoj të jem avokatja e tyre më e fortë.
#FaleminderitPërShërbimin
#KrenariPërFA



