Qeveria heq naftën falas për fermerët/ Teliti: Rritja e kostos do të sjellë çmime më të larta në treg (VIDEO)

Qeveria heq naftën falas për fermerët/ Teliti: Rritja e kostos do të sjellë çmime më të larta në treg (VIDEO)

Në kulmin e krizës globale të çmimeve të naftës, që po arrijnë nivele rekord, qeveria shqiptare ka vendosur të heqë mbështetjen me naftë falas për fermerët përmes Skemës Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2026.

 

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një analizë për “MCN Live”, vlerëson se ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostove për fermerët dhe, si rrjedhojë, edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

 

Nafta është një element jetik për ekonominë, veçanërisht për sektorin e bujqësisë.

Çdo rritje e kostos së karburantit, e kombinuar me mungesën e rimbursimit, do të përkthehet në kosto shtesë për fermerin shqiptar, duke bërë që produktet të dalin në treg me çmime më të larta. 

Fermerët kanë pak mjete reagimi përveç protestës, pasi shpesh nuk marrin përgjigje nga strukturat shtetërore.

 Ndërkohë, ndryshimet në skemën e re, të miratuar pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë, kanë hequr një nga mbështetjet kryesore që ekzistonte vitin e kaluar që është furnizimi me naftë falas.

 

Teliti thekson gjithashtu se rritja e kostove rrezikon konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. 

 

Në kushtet kur produktet bujqësore të importuara subvencionohen në vendet e origjinës, ato mund të hyjnë në tregun shqiptar me çmime më të ulëta se prodhimet vendase.

Në momentin që produktet e huaja janë më të lira, konsumatori do të zgjedhë ato, duke vënë në vështirësi prodhuesin vendas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy