
Donald Trump, duke folur në një aktivitet për përkujtimin e një-vjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, tha të hënën se zgjedhja e tij ose humbja në nëntor që do të shënojë “ditën më të rëndësishme në historinë e Izraelit."
“Nëse doni të dini të vërtetën, unë besoj. Mendoj se edhe ju e besoni këtë”, tha Trump, duke e cilësuar fitoren e Kamala Harrisit si një kërcënim ekzistencial për Izraelin.
Nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, ka një pasojë të jashtëzakonshme për gjithçka. Sulmi i 7 tetorit nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president.
Dy vitet e fundit kanë dëshmuar se dobësia sjell vetëm dhunë dhe luftë.
Trump pretendoi se urrejtja anti-hebreje është kthyer edhe në Amerikë dhe është në radhët e Partisë Demokratike në veçanti.
Ai tha se Partia Republikane “nuk është infektuar nga kjo sëmundje e tmerrshme dhe nuk do të zgjasë për aq kohë sa unë jam në krye”.
Nuk do të lejoj që shteti hebre të kërcënohet me shkatërrim, nuk do të lejoj një tjetër holokaust të popullit hebre.
Unë nuk do të lejoj që të bëhet një xhihad ndaj Amerikës apo aleatëve tanë dhe do të mbështes të drejtën e Izraelit për të fituar luftën e tij kundër terrorit dhe ai duhet ta fitojë atë shpejt.
Deklaratat e ish-presidentit u bënë në klubin e tij të golfit në Miami, pasi ai dhe kundërshtarja e tij demokrate, Zëvendës Presidentja Kamala Harris, u shfaqën secili në përkujtimet e sulmit më vdekjeprurës ndaj popullit hebre që nga Holokausti, 7 tetorit 2023.



