
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar listën e kandidatëve për KLP dhe KLGJ.
Pas votimit në Kuvend, duket se procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshllit të Lartë të Prokurorisë duket se do të futet sërish në ngërç.
Opozita ka votuar kundër këtyre listave të dërguara për miratim në seancë plenare, pas përzgjedhjes në nënkomisionin ad hoc.
Edhe pse listat morën shumicën e votave, ato nuk u miratuan pas nuk u arrit shumica prej 93 votash të nevojshme.
Emrat e dalë nga nënkomisioni ad hoc për Këshillin e Lartë Gjyqësor morën 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 bastenim. Ndërkohë emrat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u votuan me 72 vota pro, dhe 26 kundër.
Për miratimin e istave, nevojiteshin së paku 93 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri me dije se procesi tashmë është ai i rikthimit të listave në komisionin përgjegjës, atë ad hoc.
Emrat e kandidatëve që u rrëzua nga Kuvendi
Këshilli i Lartë Gjyqësor
1-Arben Vani
2-Sokol Lamaj
3-Erjon Muharemaj
4-Ilir Panda
5-Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
1-Kozma Jano
2-Floreta Gjini
3-Enejda Sema
4-Mirela Bogdani
5-Alfred Balla



