Autoritetet greke janë vënë në gatishmëri të lartë pasi vendi pritet të goditet nga stuhia “Eva”.
Moti i keq pritet të zgjasë për të paktën 48 orë.
Dje në mbrëmje banorët e ishujve jonianë u paralajmëruan për kushte të rrezikshme të motit dhe iu kërkua të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Moti i keq do të godasë fillimisht Greqinë perëndimore për t’u shtrirë gradualisht në pjesën qendrore të vendit.



