Një këmbësore ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit. Kjo për shkak të një aksidenti rrugor, pasi një mjet tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin G.A, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtetasen në fjalë. Fatkeqësisht ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbulimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



