“Pati presione në Rrogozhinë”, Baçi: Me votimet që bën Rama s’fitohet më, duhet përmbysje (VIDEO)

“Pati presione në Rrogozhinë”, Baçi: Me votimet që bën Rama s’fitohet më, duhet përmbysje (VIDEO)

Në një intervistë për MCN Live Luan Baçi foli për presione ndaj qytetarëve në Rrogozhinë, ku fitoi bindshëm kandidati i PS, pas ripërsëritjes së zgjedhjeve ditën e dielë. Baçi tha se gjithë ekipi i bashkisë dhe drejtoritë zbarkuan në Rrogozhinë, dhe nuk mund të shpjegohet rritja me 1500 vota e PS, pas disa skandaleve. Deputeti tha se nuk ka më zgjedhje por votime, duke vënë në dukje se me Ramën nuk mund të fitohet më, dhe se ai duhet përmbysur. “Ishte rezultat i pritshëm. Po e nis analizën që nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Nuk mund të merrte një vendim të tillë pa ‘OK’-in e Ramës. Ishte shumë dukshëm manipulimi zgjedhor në kutinë e burgut në Rrogozhinë. Nëse do ishte vendimi i drejtë, Kolegji Zgjedhor duhet të shpallte fitues Shkëlqim Hoxhën, dhe s’kishte pse të kishte ripërsëritje të zgjedhjeve. Ripërsëritja ishte në koordinim të plotë për të përmbysur rezultatin. Po të vëmë re me kujdes, qysh dje që u dha njoftimi, për 1500 pjesëmarrës më shumë. E kuptoni çfarë do të thotë kjo në një bashki kaq të vogël? Çfarë i shtyhu?! Programi?! Ndryshoi gjë?! Ai Memollë që kishte qenë ai ishte. Fitoi pikë PS pasi pati disa ndodhi si arratisja e zv.kryeministrit dhe arrestimin e shumë socialistëve ‘të ndershëm’ që kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve. Kemi ripërsëritjen e zgjedhjeve në Kukës. Tashmë është sheshit që këtu s’ka më zgjedhje. Këtu do ketë votime. Votimet kanë qenë edhe në kohën e diktaturës. Të njëjtën gjë po bëjnë në forma dhe mënyra të tjera. E dëgjova në një prononcim për mediat Memolla që thoshte fitoi programi ynë! Nuk pashë ndonjë program! Morën një për një familjet që s’kishin dalë për të votuar. Veliaj është shpifësi, intriganti më i madh që mund të jetë në rajon. E thonë shumë banorë që janë paguar. Dihen në opinion shantazhet që u janë bërë qytetarëve. Patëm me zë dhe figurë një familje me kemp që tha se jemi presionuar. Gjithë ekipi i bashkisë dhe drejtorisë zbritën në Rrogozhinës. Në Lekaj kishte një pjesëmarrje të shtuar të administratës së bashkisë, ishin 30-40 veta në oborrin e shkollës. Nuk mund të arrish të mposhtësh një makineri shtetërore, që është vendosur pa rregulla loje, që përdor gjithë fuqinë e pushtetit. Me Edi Ramën dhe këtë mënyrë votimi që bën ai, ne absolutisht nuk mundet të fitojmë dot më! Nuk po demoralizoj mbështetësit, por edhe për t’i gënjyer s’dua t’i gënjej. Jemi alternativë bindëse. Ky duhet përmbysur, jo me zgjedhje. Qytetarët duhet të reagojnë. Duhet të reagojnë edhe të majtët, s’e s’ka fituar PS, ka fituar një grup njerëzish...Ne duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë, edhe mbështetësit e PS. Është një pjesë e vogël që përfiton nga kjo klitë që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Po të ketë hetim të duhur të fakteve, do ketë me dhjetëra qytetarë që do pranojnë si kanë shkuar për të votuar”, tha deputeti Luan Baçi. Lidhur me kandidimin e Bashës për kryetar të PD-së zyrtare, Baçi tha: “Basha ka një axhendë personale, jo të PD. Shumë nga mbështetësit që ka pasur s’po e mbështesin më. Ka disa të tjerë që jam i bindur që edhe ata për pak kohë do t’i thonë ‘boll më!’. Basha e sheh PD-në si biznes të familjes së vet. Nuk është një grup i tretë, por janë deputetë të PD-së si edhe ne. Në seancat e fundit të gjithë deputetët kanë qenë në unison. Dje në Rrogozhinë kishte deputetë të PD. Jo vetëm shtatori, por edhe gushti s’do jetë muaj pushimi, por reflektimi për PD-në”. Duke folur mbi zjarrin në Peshtan, Luan Baçi tha se kemi një papërgjegjshmëri totale të strukturave. Ai bëri thirrje që të lirohet një nga të arrestuarit Kevin Zyka, pasi ka probleme të shëndetit mendor, dhe është një familje që trajtohet me kemp.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy