
Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi se shërbimet e saj të sigurisë kanë parandaluar një atentat kundër një biznesmeni izraelit, të martën.
Forcat e sigurisë së Gjeorgjisë deklaruan se kanë zbuluar një grup shtetasish të dyfishtë iraniano-gjeorgjian që tentuan të vrisnin një biznesmen izraelit.
Siç raporton JP, në deklaratë u tha gjithashtu se grupi ishte koordinuar nga jashtë Gjeorgjisë, nga një shtetas iranian.
Megjithatë nuk bëhet me dije emri i biznesmenit izraelit i cili u tentua që të vritet.



