Detajet e vrasjes makabër në Palasë/ Policia: 12-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të pushuar tek gjyshja

Detajet e vrasjes makabër në Palasë/ Policia: 12-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të pushuar tek gjyshja

Policia ka dhënë detajet e krimit të tmerrshëm të ndodhur në Palasë.

Sipas saj, djali 12-vjeçar të cilit iu pre koka, kishte ardhur për pushime tek gjyshja.

Ndërkohë, autori i krimit përdorte lëndë narkotike, të cilat i shkaktonin çregullime të theksuara.

Deklarata e policisë:  

Policia arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë!

Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë.

Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme:

A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi.

Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë.

Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy