Ambasadori britanik dhe ambasadorja gjermane takojnë Bashën në selinë blu

Ambasadori britanik dhe ambasadorja gjermane takojnë Bashën në selinë blu

Faktori ndërkombëtar në vend, ka intensifikuar takimet me partitë e opozitës që pas djegies së mandateve nga ana e tyre.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ishte sot në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Mësohet se në fokus të diskutimeve me kryediplomatin anglez ka qenë situata politike në vend, zhvillimet e fundit politike, djegia e mandateve, largimi i deputetëve nga lista, si dhe protestat të cilat janë shoqëruar me akte dhune.

Më herët, ambasadori i Britanisë në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë, por duke zhvilluar këto tubime në rrugë paqësore. Sipas tij, dhuna minon demokracinë. “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruante ambasadori anglez në rrjetet sociale.

Vetëm pak pas vizitës që bëri ambasadori britanik, në zyrën e Bashës, mbërriti edhe ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz. Takimi me ambasadoren gjermane vjen në kohën kur vendi po kalon një situatë të tensionuar politike, ku opozita është në protestë dhe tashmë ka djegur mandatet.

Që pas djegies së mandatave dhe ndërsa një pjesë e kandidatëve nga radhët e opozitës kanë pranuar mandatet duke thyer vendimin e opozitës së bashkuar, nuk kanë munguar opinionet e ndërkombëtarëve në vend. Ata nuk e kanë kundërshtuar procesin e mandatimit të deputetëve të rinj duke e quajtur atë si proces të rregullt.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy