Dua Lipa tregon se si duhet t’i jepet fund një marrëdhënieje me këngën e sa të re "We're Good". Në videoklip Lipa performon në një restorant në një anije, ndërsa klientët porosisin karavidhe të cilat merren nga akuariumi dhe më pas gatuhen e shërbehen.
Ashtu si tema e këngës për të çliruar veten në vend që të ndihesh i bllokuar në një marrëdhënie kur gjërat nuk janë të thëna që të bëhen, fatet e udhëtarëve dhe karavidheve marrin një kthesë të befasishme.
"Nuk do të të gjykoj kur je me dikë tjetër/ Për sa kohë që betohesh se nuk do të mërzitesh kur ta bëj edhe unë / Le ta përfundojmë ashtu siç duhet dhe të themi se jemi mirë", thuhet në tekstin e këngës. Detaji që tërheq vëmendjen është përfshirja e një skene nga “Titaniku”, që rikthen filmin ikonën.
Por nga ana tjetër fansat kanë kritikuar tekstin e këngës, pasi në të përmendet kokaina: "Ne nuk jemi menduar të jemi si gjumi dhe kokaina / Pra, le të paktën të biem dakord të shkojmë në rrugët tona të ndara”.
Fansat kanë komentuar se këngëtarja nuk duhet ta përfshinte këtë fjalë në projektin e saj: “Të lutem Dua bëj një version më të pastër, se kokaina nuk bën”, “Dua që vjen për epokën e polemikave me tekstin e saj të kokainës”.
Këngëtarja nuk ka folur kurrë më parë për drogat. Burime pranë 25-vjeçares thonë se ajo nuk e ka shkruar ajo tekstin e këngës “We're Good”, dhe nuk ka të bëjë me një prej ish-të dashurve të saj.
Ndërkohë, Dua ka treguar më herët se bën gjithçka për të mbrojtur zërin e saj: “Gjatë turneve, ndaloj pijen dhe nuk pi duhan”.



