Komisioni Evropian e ka konsideruar të papranueshme masën e ndërmarrë nga Polonia dhe Hungaria për ndalimin e importit të grurit ukrainas.
Të dy vendet thanë se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësor nga importet e lira.
Ndalimi vlen për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin dhe do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit.
Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare individuale të bëjnë politikën tregtare.
Ndërsa Komisioni ka thënë se lëvizjet e njëanshme nuk do të tolerohen, ai ende nuk ka specifikuar se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.
“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.
Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi i Rusisë vitin e kaluar ndërpreu rrugët e eksportit dhe rezultoi në sasi të mëdha të drithërave që përfundonin në Evropën Qendrore.