Teksa partitë tradicionale kanë nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lëvizjet dhe nismat e reja politike janë ende të pavendosura nëse do të jenë pjesë e garës.
Ndërhyrjet në Kodin zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese ato i shohin si eksperimente që u shërbejnë vetëm establishmentit aktual.
Deri tani Nisma Thurje është e vetmja lëvizje e cila ka konfirmuar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka marrë një vendim të tillë teksa sqaron se nëse do të garojë, nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me partitë tradicionale.



