Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit të Durrës, duke shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “MCN Live”, gazetarja Erviona Garo bëri me dije se shumë segmente rrugore janë bërë të pakalueshme për këmbësorët, veçanërisht në lagjet numër 16, 17 dhe 18.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë problematikë, duke bërë që shumë segmente rrugore të mos kenë mundësi për t’u kaluar nga këmbësorët, duke sjellë edhe trafik. Ka pasur vështirësi veçanërisht për nxënësit e shkollave, një situatë kjo e përsëritur.
Situata problematike paraqitet më shumë në periferi të qytetit. Pati një moment normalizimi, por reshjet e pritshme në orët në vijim mund ta rikthejnë sërish problematikën.
Spitallë, ish-Këneta dhe Shkozeti janë të njëjtat zona që përballen me këtë situatë sa herë ka reshje me intensitet.
E pyetur nëse janë ngritur grupe pune për verifikimin e dëmeve nga përmbytjet, Garo theksoi se strukturat përkatëse kanë dalë menjëherë në terren që në ditët e para të përmbytjeve.
Megjithatë, sipas saj, bizneset e prekura mbeten ende të padëmshpërblyera, pasi një pjesë e tyre nuk janë të siguruara.
Sa i përket bilancit përfundimtar, ai ende mungon, edhe pse puna në terren ka përfunduar prej kohësh. Deri tani nuk është dhënë asnjë dëmshpërblim



