Konferenca “Kostot e demokracisë/ Celibashi: Problemi më i madh financimi i partive nga krimi

Konferenca “Kostot e demokracisë/ Celibashi: Problemi më i madh financimi i partive nga krimi

Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot në konferencën “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, se vërehet një shqetësim të madh nga qytetetarët për çështjen e raportit të parasë me politikën.

Ky shqetësim tha Celibashi është i përligjur, “sepse raporti ndërmjet parave dhe politikës mund të bëjë atë që përfaqësuesit e qytetarëve të jenë më shumë shprehës e mbrojtës të interesit të sponsorëve të tyre financiare se sa interesave qytetare”.

Sa i takon financimit të fushatës zgjedhore, Celibashi theksoi se problemi më i madh është kur partitë politike marrin para nga bota e krimit.

“Në rastet kur paratë që vijnë janë ato që kanë burim asetet kriminale e bëhen sponsor të politikës. Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Shoqëria civile dhe media, dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen seriozisht në një fushatë për t’i bërë zgjedhësit të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për shit-blerjen e votës. Duhet që gjithsecili në përputhje me profilin institucional të japë kontributin në këtë aspekt përndryshe dështimi i zgjedhjeve do jetë dështim i gjithë aktorëve dhe faktorëve”. Duke nënvizuar se financimi i partive politike ndikon drejtpërdrejt në aspektet kryesore të shoqërisë, Celibashi vuri në dukje dhe rolin e KQZ kur tha se “përpiqemi të përputhim ato realitete objektive, subjektivisht të gjejmë ato zgjidhje që sa më shumë të jetë e mundur të bëjnë që paratë që politikanët i shërbejnë deri diku, por jo aq sa të tradhtojnë interesat themelore të mbështetësve të tyre. Në këtë kontekst angazhimi i të gjithë faktorëve, së pari institucional është përcaktues në qasjen ndaj këtij problem”.

Nga ana tjetër, në këtë konferencë, sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, tha se palët që u ulën në tyrezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, dështuan që të depolitizonin komisionet zgjedhore. Sipas tij, Shqipëria është vendi unik në botë me këtë sistem.

Ai u shpreh se depolitizimi i komisioneve dhe transparenca e plotë e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore, janë dy elementë që duhet t’i bëjë Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
PS ka shprehur dhe e sërish rishpreh dhe sot vullnetin e saj të qartë për të kontribuuar në zgjedhje me standarde dhe proces zgjedhor me konsensus me aktorët e tjerë politikë. Për të mundësuar gjithpërfshirje, na u desh të rezervonim një vend për opozitën jashtëparalamentare në Këshillin Politik.
Reforma është një hap i rëndëishmë për të garantuar zgjedhjet e 25 prillit. Sot në shprehim angazhimin në përpjekjet tona për të modernizuar procesin. Të rritet transparenca e financimit të partive politike, 4 vite para zgjedhjeve, dhe transparenca e plotë e financimit të fushatës zgjedhore.
Dua të theksoj rendësinë e dy elemetëve që duhet të jenë domosdosmërisht pjesë e reformës së ardhshme, sapo të formohet Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve.
1- Angazhimi i shprehur për të depolitizuar komisionet zgjedhore. Jemi rast unik në botë. Ky hap është kërkuar vazhdimisht nga ekpsertët. Me Reformën aktuale ne dështuam.
2- Transparenca e plotë financiare e fushatës zgjedhore të çdo partie dhe çdo kandiati. Rregullat e rrepta na kanë dhënë një bazë të fortë për grantimin e zgjedhjeve.
Ne, partitë politike do tia dalim të garantojmë zgjedhje me standarde më të lërta, shumë pranë standardeve më të mira demokratike. Pjesa tjetër e rekomandimeve të ODIHR, do ti adresojmë në Kuvendin e ri që do dali pas këtyre zgjedhjeve.
Dua të rishpreh kërkesën dhe apelin që ne të bëjmë të pamundurën që të garantojmë votën e emigrantëve. Jemi ende në kohë”
, u shpreh Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy