Gati dasma mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle vendosin datën e martesës

Gati dasma mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle vendosin datën e martesës

Në 2018 do të kemi një dasëm mbretërore, pasi Princi Harry dhe e fejuara e tij aktorja Meghan Markle do të martohen më 19 maj Windsor Castle.

“Dasma mbretërore e Princit Harry me aktoren Meghan Markle do të bëhet të shtunën, me 19 maj të vitit 2018 në Windsor Castle”, ka njoftuar pallati Kensington.

Çifti konfirmoi fejesën në nëntor dhe thanë që ceremoninë e madhe do ta bëjnë në kështjellën Windsor.

Ata kanë thyer traditën e dasmave mbretërore ku dita e princeshës është e mërkura, ndërsa e dukës është të premten.

Po atë ditë do jetë finalja e kupës në Anglisë, ku princi William është president i FA. Ende nuk është konfirmuar ora e ndeshjes, por zakonisht është mbajtur në orën 18:30.

Dihet se familje mbretërore do sigurojë të ardhurat për dasmën, përfshirë shërbimin, muzikën, lulet dhe pritjen.

Para dasmës, ish-aktorja Meghan Markle do pagëzohet në kishën e Anglisë. 

Ata kanë qenë ndër çiftet më të komentuara të momentit, madje Meghan Markle ka qenë emri më i klikuar në google muaj e fundit.

Aktorja 36-vjeçare është pritur shumë mirë nga britanikët dhe familja mbretërore, madje kjo e fundit në kundërshtim me protokollin ka ftuar edhe atë për festën e Krishtlindjeve që do të mbahet në pallatin Kensington. Një gjë e tillë nuk ndodhi më parë me Kate. Krishtlindjet e saj të para me familjen e princ William, Kate i festoi vetëm pasi u martua në kishë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy