Në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut, Dubai liron nga burgu Plaurent Dervishaj (VIDEO)

Në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut, Dubai liron nga burgu Plaurent Dervishaj (VIDEO)

Autoritet e drejtësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai, kanë vendosur të lirojnë nga burgu, Plaurent Dervishaj, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme SPAK, si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Klodian Saliut, në 25 shkurt 2005 në Durrës.

Mësohet se Plaurent Dervishaj është liruar nga qelia, për shkak të mbërritjes me vonesë të letërporosisë nga Shqipëria në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë në Dubai.

Për këtë çështje SPAK ka ndjekur parimin e reciprocitetit me Dubain, për ekstradimin e Plarent Dervishjat, ku palët ishin në tratativa për të arritur një marëveshje për ekstradimin e Dervishaj në Shqipëri.

Por për shkak të mbarimit të afatit 40 ditor të qëndrimit në burg, kohë kjo që nevojitej për të ardhur letërporosia nga Shqipëria dhe kur kërkesa e drejtësisë Shqiptare nuk ka shkuar në kohë, atëherë një gjykatë në Dubai, ka vendosur të lirojë Plaurent Dervishaj nga burgu.

Ai njihet ndryshe dhe si numri 2 i Bandës së Durrësit, ndërsa ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.

Pavarësisht kësaj situate ku njëri prej personave kryesorë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut, është liruar, prokuroria e posaçme SPAK, vijon hetimet në Tiranë, për dy ngjarjet e bujshme të ndoshura në muajin shkurt 2005, ku mbetën të vrarë Klodian Saliu në Durrës dhe Vajdin Lamaj në Tiranë.

Për këto dy ngjarje në 15 janar 2021, u ekstradua nga Kosova në Tiranë, njëri nga anëtarët e këtij grupi, Indrit Taullai, ndërsa vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha.

Momentalisht në burg për dy ngjarjet janë Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.

Mes personave të arrestuar është dhe Luftar Reçi, njeriu që fillimisht ka bashkëpunuar me prokurorinë e posaçme SPAK, duke treguar detaje për dy krimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy