Gjermani, evakuohen 16 000 vetë për çmontimin e bombës së Luftës Botërore II

Gjermani, evakuohen 16 000 vetë për çmontimin e bombës së Luftës Botërore II

Më shumë se 16 mijë njerëz u evakuan të dielën nga zona e Ostendit të Frankfurtit, ndërkohë që ekspertët filluan të çmontonin një bombë prej 500 kg të Luftës së Dytë Botërore.

Vendi, pranë Bankës Qendrore Evropiane, u pastrua nga të gjithë njerëzit përqark për të lejuar fillimin e procesit.

Profesionistët e çmontimit të bombave përdorën pajisje të specializuara për të çaktivizuar të paktën një nga dy detonatorët.

Autoritetet zhvendosën disa njerëz nga një shtëpi pleqsh të shtunën para fillimit të procesit.

Trenat dhe makinat u devijuan dhe Kopshti Zoologjik i Frankfurtit u mbyll për gjithë ditën.

75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ede gjenden bomba të pashpërthyera në Gjermani.

Bomba amerikane u gjet gjatë punimeve ndërtimore muajin e kaluar, por zyrtarët zgjodhën të dielën për ta çmontuar atë, për të shmangur sa më shumë rrëmujën që shkakton evakuimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy