Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në Zallherr të Tiranës për kultivim të lëndëve narkotike. D.Xh., 57 vjeç, dhe Xh.Xh., 31 vjeç, janë vënë në pranga pasi në banesën e tyre u gjetën 5.6 kg kanabis, 76 bimë kanabisi dhe një sasi farash.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- D.Xh, 57 vjeç, banues në Tiranë
- Xh.Xh, 31 vjeç, banues në Tiranë
Nga informacionet që disponoheshin se këta shtetas (atë e birë), kultivonin bimë narkotike, në zonën e Zallherrit, fshati Qenam, është bërë kontrolli i banesës së tyre dhe më konkretisht në pjesën e pasme të saj, në një vend të përshtatur si farishte, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
76 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 137 fara të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sativa
- 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal.



