PSD me tre deputetë/ Tom Doshi: Ia arrita qëllimit, nuk dua asgjë tjetër

PSD me tre deputetë/ Tom Doshi: Ia arrita qëllimit, nuk dua asgjë tjetër

Kreu i PSD, Tom Doshi i është drejtuar simpatizantëve të partisë së tij, pasi PSD doli nga gara e 25 prillit me tre mandate deputetësh.

Ai falënderoi të gjithë votuesit dhe dha garancinë se do të përfaqësohen denjësisht në Parlament. Doshi deklaroi se kjo fitore për të do të thotë shumë për të.

 “35 mijë vota në të gjithë Shqipërinë nuk janë pak. Mundemi të thmi, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipëri ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zërin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyre. Nuk jam impenjuar asnjëherë për projekte të mëdha e të parealizushme, kam premtuar gjëra të vogla, ato gjëra me të cilat është e mbushur përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjëra jam mundar t’i zgjidh, në kohë, pa sorollatje koti e duke ju parë të gjithëve si miq e jo si votues e si numra. Ju e dini mirë se i kam hyrë kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militantë, pa patronazhistë e sot ne kemi tre deputetë në Parlament, kemi një ekip të rinjsh që punon me përkushtim. Tom Doshi ia ka arrit qëllimit, nuk dua asgjë tjetër: më keni besuar dhe sot fitorja është juaja. Nganjëherë jam i rrëmbyer, por brenda vetes kam respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë, vuajnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetur me votën e tyre. Ashtu siç është në karakterin tim, asnji prej tyre nuk do të jetë qytetar i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.”

Doshi menjëherë pas mesnatës së ditës së votimeve ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij duke thënë se do përballet me akuzat e bëra ndaj tij nga SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy