Kokëdhima në Zululand: "Po të ketë garë në PS, do kandidoja qysh sot për postin e kryetarit"; në fund i drejtohet Nanos: Ti duhet të bëhesh misionar, si unë" (VIDEO)

Kokëdhima në Zululand: "Po të ketë garë në PS, do kandidoja qysh sot për postin e kryetarit"; në fund i drejtohet Nanos: Ti duhet të bëhesh misionar, si unë" (VIDEO)

Sot në Zululand, Nano pati sërish të ftuar Koço Kokëdhimën, me të cilin vijoi bisedën e një dite më parë. Përballë vëzhgimit të Nanos, që "politikanët shqiptarë e kritikojnë kryetarin e partisë vetëm kur e pësojnë vetë prej këtij të fundit, gjë që tregon se marrëdhënien e e tyre me të nuk e ngrejnë mbi parime apo ide", Kokëdhima tha se ky nuk është rasti im.

Ai përsëriti idenë se "nuk ka për ta mohuar asnjëherë miqësinë me Edi Ramën, dhe se Edi Rama nuk ka për të qenë armik i tij". Por ai tha në të njëjtën kohë, se Rama pengon demokratizimin e partisë. "Me demokratizim të partitë kuptoj hapjen dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë për të gjitha postet e mundshme; në PS duhet futur praktika e primareve", tha Kokëdhima. dhe shtoi: "Mënyra se si funksionojnë partitë duhet të organizohet mbi bazën e një ligji, që duhet bërë në parlament, e jo mbi bazën e statuteve që shkelen në çdo moment".

Pyetjes së Nanos, nëse "do të kishte kandiduar për të marrë kreun e PS-së në rrethanat që do të adoptohej praktika e primareve", ai iu përgjigj në mënyrë pohuese. Në debat e sipër me Nanon, Kokëdhima iu drejtua moderatorit të Zulukandit me fjalët: "Zëri yt është i rëndësishëm në këtë vend, por problemi yt është se ti nuk je misionar. Ti duhet të bësh misionar si unë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy