Gjatë replikës së tij me kreun e PBDNJ-së, kryeministri Rama iu përgjigj një reagimi nga salla të deputetit demokrat, Flamur Noka. Ky i fundit foli nga vendi në kohën kur Rama deklaroi se “ndërtimet e Koço Kokëdhimës në jug u bënë me leje të qeverisë së Berishës”.
Rama: Ti je nivel i ulët. Ti je vetëm për kanabis. Vetëm atëherë mund të flasësh ti. Ti je nën efektin e një droge, droga e padijes. Ti je rrafsh.
Noka: Ky i dituri që profesionin e parë e ka zhgarravinist. Ky që na hiqet si nacionalist e nisi si anarshist, erdhi me idenë se do të bëhet etatist, dhe u katandis kanabist. Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë ia mbështesim. Për të tjerat, ky batakçi nuk ka asnjë të drejtë.



