Zululand - Radikalizmi fetar i shqiptarëve

Zululand - Radikalizmi fetar i shqiptarëve

Zululand i është rikthyer këtë të martë radikalizmit dhe ekstremizmit të nxitur nga feja islame. Biseda është fokusuar tek shkaqet që i drejtojnë njerëzit, përgjithësisht të rinjtë, të bëhen pjesë e grupeve terroriste.

 

I ftuari në studio, Ilir Kulla u shpreh se ata që shkojnë në Siri janë njerëz të pakënaqur nga sistemi.

 

Sipas tij ekstremizmi nuk ka të bëjë vetëm me besimin fetar dhe tregues për këtë ishte pranvera arabe.

 

Më tej Mustafa Nano shprehu mendimin e tij se në fakt shumcia e myslimanëve nuk e njohin fenë e tyre, ndërsa Kulla shkoi më tej duke marrë shembuj konkretë.

 

Ai tha se p.sh lejimi i martesave deri në katër gra në kohën e profetit ishte penguese për burrat që mos t’i trajtonin gratë njëlloj si kafshët, siç ndodhte në atë kohë në kohën arabe.

 

Një nga shqetësimet e ngritura në studion e Zululand ishte edhe pyetja se kush i financon xhamitë që janë ngritur në Shqipëri dhe çfarë roli duhet të luajë komuniteti mysliman. Kulla tha se problemi është lidershipi, udhëheqja dhe se problemi duhet parë se për çfarë shërben një xhami, për edukim sipas moralit fetar apo për shpëlarje truri kundër gjithë dogmave fetare.

 

Në fund të bisedës Kulla pohoi se në Kosovë rreziku i radikalizmit është më i madh, kjo për shkak se sistemi është i gjithi i brishtë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy