Që prej orës 13:00 të ditës së shtunë dhe deri të hënën, Mitrovica e Veriut është vendosur në karantinë.
Por kjo masë e marrë nga qeveria e Kosovës ka shkaktuar reagime tek opozita dhe presidenti Hashim Thaçi, të cilët fajësojnë qeverinë se nuk ka kontroll në komunat me shumicë serbe në Veri.
Nisur nga këto qëndrime, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video mesazhi ka deklaruar se politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd po provokojnë incidente në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit,
Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë këto mesazhe pasi kërkojnë të rikthejnë tensionet etnike.



